Drejtori i Burgut të Peqinit, Emir Shpata i cili është shkarkuar nga detyra dy ditë më parë përmes një prononcimi për ”Abcnews”, ka deklaruar se ky është një shkarkim i padrejtë. Shpata është shprehur se për sa kohë ka qenë në drejtimit të këtij institucioni i është përbmbajtur çdo lloj rregulli.
“Shkarkimi im ishte si rrufeja në qiell të hapur. Konkretisht ne sipas të gjithë rregullave kemi dërguar një të dënuar për vizitë në një spital, privat në Tiranë bashkë me disa të dënuar të tjerë sipas kërkesave institucionale. Është drejtori i përgjithshëm ai që duhet të japë llogari pasi unë e kam njoftuar atë në lidhje me këtë dhe e kam lënë në përgjithësi të”.
Ai ka thënë se drejtori i përgjithshëm ka qenë në dijeni për dërgimin në Tiranë, të burgosurit. “Dritan Dajtin e ka marrë grupi i gatshëm i drejtorisë së përgjithshëe dhe ka shkuar me të gjithë masat e sigurisë edhte thjesht teke e drejtorit të përgjithshëm që e bëri mediatike këtë gjë dhe ja ka dërguar ministres shkresën për shkarkim. Unë përveç kësaj interviste unë do të tregoj dhe të gjithëve se kush është Emir Shpata dhe ana gjyqysore që do të ndjek”.
Discussion about this post