Më 17 tetor, Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: ebileta.al.
Çmimi i biletave për këtë takim miqësor të Kombëtares shqiptare varion nga 1.000 – 3.000 lekë. Tribunat pas porte S dhe N, si edhe tribunat këndore E101, E109, E201, E202, E210, E211 do shiten nga 1 mijë lekë të rinj, teksa tribunat E variojnë nga 2.000 – 3.000 lekë.