Home Aktualitet Dashamir Sheh...

Dashamir Shehi flet për bashkëpunimin me Astrit Patozin: Duhet një përmbysje sistemi

68
0

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, tregon më shumë me alternativën e re brenda opozitës, që është Aleanca Progresiste, ku LZHK-ja do të bashkëpunojë me Astrit Patozin. Shehi tha se nuk duhet të kërkojmë vetëm një rotacion por një përmbysje të sistemit politik, duke ndryshuar sistemin zgjedhor dhe duke balancuar institucionet.

“Nga këto partitë e vogla mund të kemi sa të duash, por s’është kjo puna. Politika është gjë serioze. Nuk ka këtu të shtojmë numrin e vagonëve! Në do t’u ofrojmë shqiptarëve një alternative tjetër opozitare. Ne jemi me palën opozitare, por e bëjmë opozitën nga pozicioni tonë, me idetë tona, që s’janë të njëjta me ato të Berishës dhe Metës.

Ne i jemi mbajtur të njëjtës linjë që kemi thënë që në fillim. Duam që të na puqin dy gjëra, lufta kundër PS dhe Ramës. E konsideroj opozitar secilin që është kundër Edi Ramës.

Nga ana filozofike dy pole politike ka. Brenda polit opozitar ne jemi një forcë ndryshe. S’kemi pse bëjmë tre pole. Ne të gjithë jemi kundër z.Rama, kundër PS, jemi për një kandidat të përbashkët. Nëse do jetë një do mbështesim këtë të opozitës. Nëse do jetë Belindi kandidati i vetëm për Tiranën, do mbështesim Belindin, atë në Durrës, atë në Shkodër. Por nëse opozita prodhon 2-3 kandidatë, atëherë gjithsekush ka të drejtë të prodhojë kandidatët e vet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit