Home Aktualitet Dashamir Sheh...

Dashamir Shehi për aksionin opozitar: Rrugë pa krye, jo pa kthim siç thotë Berisha

94
0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se vetë mazhoranca nuk po bën parlamentarizëm, referuar miratimit të buxhetit të vitit 2024 në vetëm 8 minuta, mes kaosit në Kuvend. Në lidhje me aksionin politik opozitar, Shehi tha se është një rrugë pa krye.

“Unë jam i opozitës dhe me takon të them që opozita ka të drejtë. Ky aksion opozitar mbërriti atë që duhet të bënte. E bëri mediatik problemin. Edhe ndërkombëtarët u kujtuan që s’ka jetë normale parlamentare.

Kam dëgjuar që Berisha thotë se kjo është një rrugë pa kthim, kjo është rrugë pa krye. Sikur të ishim futur në sallë, do kishim folur, diskutuar dhe do ia bënim të qartë shqiptarëve se buxheti po ikën. Kjo i humbi opozitës.

Jam plotësisht dakord për hapjen e komisioneve hetimore. Jeta parlamentare në Shqipëri ka kaluar situata më të vështira se kjo. Aksioni i opozitës as nuk e pengon rregulloren. Nuk ndërtohet një rregullore parlamentare për një situatë specifike. Rregullorja është rreshtuar se kush hyn me mjete teknike. Nuk është kjo rruga për të rindërtuar jetën parlamentare”, u shpreh Shehi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit