Home Aktualitet DEA godet gru...

DEA godet grupin kriminal të shqiptarëve në Greqi, kapen 585 kg kokainë

31
0

Një grup kriminal i përbërë nga një familje shqiptare është goditur nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane ku kanë sekuestruar 585 kg 208 gram kokainë, të ndarë në 500 pako.

Policia greke ka tentuar të ndalojë dy automjete në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton. Një nga automjetet ka ndaluar ndërsa tjetri ka tentuar të largohet duke u përplasur me një makinë policie dhe më pas me gardhin e një ndërtese, pa pasur dëme në njerëz.

Të dyja mjetet rezultojnë të marra me qira. Brenda dy mjeteve dhe në një banesë, u sekuestruan 500 pako me 585 kg 208 gram kokainë, 7440 euro, 7 celularë, detektor metalik dhe objekte të tjera.

Është arrestuar kreu i grupit, shqiptar 50 vjeç, i cili trafikonte kokainë nga Amerika Latine për shpërndarje në Greqi dhe Evropë. Është arrestuar bashkëshortja e tij, 42 vjeçe dhe dy nipat e tij 33 dhe 21 vjeç si dhe një grek 35 vjeç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit