Home Aktualitet Debat mes Rob...

Debat mes Robert Aliajt dhe gazetares: Jemi një shoqëri e krimbur

293
0

Artisti Robert Aliaj Dragot është përfshirë në një debat në emisionin Open me gazetarët e ftuar në studio.

Artisti është shprehur se shoqëria shqiptare është e krimbur dhe shumë ndryshe nga jashtë duke theksuar se shqiptarët nuk kanë guxim apo kurajë të reagojnë se çfarë ndodh.

Kjo ka sjellë një reagim nga gazetarja Klodiana Lala, e cila i është drejtuar duke i kërkuar që të tregojë recetën e jetesës së duhur që nuk gjendet në vendin tonë.

Robert Alija: Duke ju dëgjuar në studio realisht u preka, por dua të përmend edhe dhunën ndaj burrave. Ne jemi një shoqëri e krimbur. Ky aspekti ligjor nuk e di se sa i vjetër është ne ngelemi akoma me modalitetet nuk e di kur. Ja nuk njihen vrasësit, nuk ka autorë.

Anila Hoxha: Nga 14 viktima të shkaktuara, 9 janë gra, të 9-ta janë dhunuar për shkak të gjinisë së tyre, përse nuk gatuan, pse pranoi të divorcohet pse ngriti zërin, të gjitha kanë lidhje me gjininë. Ndërsa burrat e vrarë…patjetër që ka burra të dhunuar.

Robert Alija: Kur jam në Shqipëri jam në një tjetër situatë, përjetimi në Shqipëri nuk është si jashtë shtetit, nuk ke guxim, kurajë se çfarë po ndodh, nuk ka kohë më për të folur për të nxjerrë konkluzione.

Anila Hoxha: Çfarë duhet të bëjmë ne si shoqëri që të ketë një efekt të caktuar? Makabre është edhe të vrasësh, të dhunosh, të dhunosh emocionalisht.

Robert Alija: Ata që janë në pushtet nuk e lëshojnë dhe nuk bëjnë ndryshime.

Anila Hoxha: Isha sot raportova në protestën e zhvilluar për Sabrinën, ata thanë duam drejtësi për Sabrinën, ata thanë po sikur t’i hiqet kujdestaria e atij burri që vret.

Klodiana Lala: Na jepni recetën zoti Alija.

Elton Qyno: A keni protestuar vetë kur ka pasur ngjarje të tilla?

Robert Alija: Gjithë karriera ime është një protestë, nuk dua të futem në sitën time, nuk asnjë vepër arti që nuk ka një ngjarje të rëndë në Shqipëri apo në Evropë, nuk më ka mbështet asnjë në Shqipëri.

Top Channel

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit