Home Aktualitet Debati/ Çani:...

Debati/ Çani: PD, parti që ka prekur fundin! Duma: Anëtarët kanë sakrifikuar për tetë vjet

12
0

Grida Duma, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka debatuar me analistët në studio, lidhur me zgjedhjet që u mbajtën në PD. Analistët Rakipi, Abilekaj dhe Çani thanë se zgjedhjet në PD u zhvilluan shumë shpejt dhe nuk pati kohë të mjaftueshme për të shpalosur alternativat dhe për të garantuar një proces me pjesëmarrje më të madhe.

Duma deklaroi se shifrat e pjesëmarrjes në zgjdhje janë normale, veçanërisht kur anëtarësia është e lodhur pas tetë viteve në qeverisje.

Pjesë nga debati: 

Arjan Çani: Unë mendoj se koha ishte e pamjaftueshme. Minimalisht duhet të mbaheshin zgjdhjet në shtator. Do ti linte hapësirë dhe frymëmarrje kandidatëve dhe vetë Bashës. Kur precipitojnë gjërat, kthjellohen. Ky proces donte më shumë kohë, minimalisht tre-katër muaj. Duke u bërë kaq shpejt, një nga rezultatet jo të mira, është se Basha fitoi me jo më shumë se 32 mijë vota. Është kryetar i ri i PD, vetëm më 32 mijë vota. Pra, në njëfarë mënyrë do të ishte më legjitime sikur më shumë anëtarë të votonin, Basha do të ishte më faqëbardhë me gjithë humbjet që ka pësuar. Në këtë situatë që është PD, kjo do ti bënte mirë. Jam i bindur, që Basha do të fitonte sërish në shtator. Sot Basha është kryetar i ri me 32 mijë vota. Ishin 75 mijë anëtarë në lojë. Kjo ishte anëtarësi aktive. Jemin Gjana ka thënë publikisht se janë 75 mijë votues.

Grida Duma: Nuk ka kurrë një parti që të ketë më shumë se 40% pjesëmarrje në zgjedhje. Kemi menduar se do të jetë normale deri në 40%. Nuk i mbledh dot askush, sepse cdo parti ka listën e vet të gjatë, me lëvizje të brendshme, me emigrim…Duhet të marrim të gjithë listën, të shohim sa janë në Shqipëri dhe sa nuk janë.
Pjesëmarrja nuk kalon asnjëherë mbi 40%, unë po ju tregoj përvojën politike.

Arjan Çani: Brenda kontekstit që jemi, me anëtarët e partisë tuaj, duhet të pritej një solidaritet më i madh. Në kushte normale, jashtë këtij konteksti të madh politik, ku i gjati fitoi mandatin e tretë, në një parti që ka prekur fundin, duhet të pritej organizim dhe masivitet më i madh nga anëtarët.

Grida Duma: Një parti ka tetë vite në opozitë, proteston, sakrifikon me këta njerëz. Nga një regjistër protestash, në një regjistër fushate. Mendoni se nuk janë lodhur? Ti marrësh njerëzit ti thuash hajde voto tani.

Arjan Çani: Ky është dështimi juaj, jo i njerëzve. Njerëzit duhen frymëzuar. Duheshin bërë zgjedhjet në shtator.

/TPZ.al/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit