Home KRYESORE Debati Lulzim...

Debati Lulzim Basha-Flamur Noka në mbledhjen e grupit parlamentar të PD

671
0

Sot ka patur mbledhje të grupit parlamentar të PD. Sipas informacioneve të besueshme nga brenda mbledhjes debati mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës ishte ky:

DEBATI NE MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR TE PD

Noka i drejtohet Bashës: Vendimi ndaj Berishes ishte një thikë pas shpine për demokratët. Ai i duhej lënë forumeve të PD-së ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në të bashkuar.

Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime kundër amerikanëve. Ky është vendim në interes të demokratëve.Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë.

Flamur Noka: Po e keni marre vendimin pa asnjë organ vendimarrës. Duhet të ishte thirrur kuvendi.

Basha: Vendimi nuk ka më kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo kuvend sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan!

Noka: Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar.

Basha: Nuk ka për të pasur asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, e asnjë mbledhje të ndonjë forumi tjeter anti-amerikan.

Noka: Ta quash kuvend anti-amerikan është diçka me diabolike se përjashtimi i Berishës. Nëse pranojmë këtë kemi pranuar që Kuvendi i Partisë Demokratike, partisë së themeluar si pro-amerikane, paska një shumicë kundër SHBA. Kjo është e pavërtetë dhe një thikë tjetër pas shpine për PD.

Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit