Home Aktualitet Deklaratat e ...

Deklaratat e Metës ndaj kreut të SPAK, deputeti Sula: Drejtësia e re po depërton tek ”të paprekshmit”

398
0

Deputeti i Rithemelimit, Dashnor Sula thotë se akuzat e fundit nga Ilir Meta që po bëhen ndaj Prokurorisë së Posaçme, tregon se drejtësia e re po arrin të depërtojë tek politikanët e ”paprekshëm”.

”Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen! Në 2016, reforma në Drejtësi mori 140 votat e deputetëve. U duartrokit nga të gjithë. Me kalimin e viteve, drejtësia e re ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve. SPAK dhe GJKKO gëzon për momentin përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se drejtësia e re mund të bëj më mirë. Por që drejtësia të bëj më mirë, duhet të ndalim një orë e më parë sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj. Fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm”.

Ai e konsideroi si të patolerushëm faktin që në javët e fundit kanë nisur sulme nga të gjitha anët ndaj SPAK-ut duke shtuar se kushdo që nuk ka abuzuar me pushtetin, duhet të jetë i qetë.

“Drejtësinë e reformuar ndaj e kërkuam në fakt: të depërtojë tek të “paprekshmit”. Por menjëherë sapo krijohet perceptimi se po kalohen hendeqet, javët e fundit kanë nisur sulme nga të gjitha anët ndaj SPAK. Kjo është e patolerushme. Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit