Home Aktualitet Dënimi i Llal...

Dënimi i Llallës, Shkëlqim Hajdari: Sukses i drejtësisë së re

82
0

Drejtuesi i Këshillit të Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Top Talk”, foli për dënimin me 2 vite burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Për të dënimi i Llallës shihet si një sukses i Reformës në Drejtësi.

”Beteja që u bë nga shoqata e Prokurorëve që me ardhjen e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë dhe deri me shpërthimet publike ndaj sjelljes së tij është një shqetësim shpirtëror sepse me sjelljen e tij ai i bëri Prokurorisë shqiptare gjithë ato dëme sepse një zyrtar i lartë nuk ka rëndësi se sa dëme i shkakton vetes së vet, por se çfarë dëmesh i bën institucuionit. Dënimi djeshëm është i dyanshëm. Nga njëra anë njerëzit që kanë besuar te reforma që u në e thellë në drejtësi, janë shpresëplotë që ky do shërbejë si një orgur i mirë për të goditur në të ardhmen edhe zyrtarë të lartë të korruptuar, ashtu sikundër njerëz të përgjegjshëm që kanë punuar për shtetin shqiptar janë të trishtuar se kanë kuptuar që çfarë njeriu kanë prodhuar dhe e vunë që të drejtonte organin e akuzës siç ishte Prokuroria”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit