Home Aktualitet Denoncimi i S...

Denoncimi i Shehajt, Jemin Gjana sqaron: Ja pse janë përjashtuar disa vëzhgues të tij

2
0

Kreu i komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, reagon pas denoncimit të kandidatit Agron Shehaj se po i përjashtohen vëzhguesit nga qendrat e votimit.

Jemin Gjana sqaroi të gjitha rastet, kur janë përjashtuar vëzhguesit e Shehajt, duke thënë se në Shkodër në vend të vëzhguesit të miratuar nga komisioni u paraqit vëllai i tij, ndërsa në Njësinë nr. 5 në Tiranë vëzhguesja e Shehajt krijoi probleme gjatë procesit.

“Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues. Dua të bëj me dije se mbrëmë deri në orën 12 e gjysmë ka vazhduar procesi i marrjes së propozimeve nga kandidatët për deputetë dhe përfaqësuesit e tyre. Ka mundur të plotësojë disa ditë më parë Basha anëtarët e komisionit. Dje pasdite kandidati Kadilli ka përmbyllur gjithë komisionet me përfaqësuesit e tyre. Me kandidaten Harxhi i kemi mbyllur mbrëmë deri në 00:00 të gjithë emrat e saj. Ajo ka lënë disa komisione bosh, se nuk ka pasur kohën e plotë për të gjetur emra, sipas saj. Kemi pasur probleme në 7 apo8 raste të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj, për arsye se erdhën disa propozime, të cilat u rrëzuan në komision dhe arsyeja ka qenë e qartë, ose nuk kanë pasur karta anëtarësie, ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër. Nuk është pranuar që vëzhguesi i Shehajt në Kavajë të jetë një anëtar partie i Rrogozhinës.

Është përfaqësuesit i z. Shehaj këtu dhe ai pretendon pa të drejtë se nuk ka. Nuk do të thotë se nuk ka përfaqësim, por ka kritere saktësisht të përcaktuara. Vetëm në orët e mëngjesit deri më tani, për llogari të kandidatit Shehaj janë marrë vendime dhe janë plotësuar me përfaqësues të tjerë Kruja, Lushnja, Kavaja, dega 4, Maliqi, Shkodra, që ende nuk futet njëri nga përfaqësuesit e z. Shehaj. Gersi Jubani, anëtar i PD, ka vendim komisioni të jetë në qendër të votimit, por vjen vëllai i tij dhe tenton të futet për të vëllain. Kjo është e pamundur. Së fundi është bërë edhe zëvendësimi i përfaqësueses së Shehajt te njësia 5. Është larguar zonja, pasi shkaktoi për dy orë rresht probleme, prandaj ka marrë një penalitet dhe është përjashtuar”, tha Gjana.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: OTELLO!

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit