Home Editorial Deputetët e B...

Deputetët e Berishës si “Tarzani” ngjiten mureve të “kalasë” së Kuvendit

38
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko për ta parë)

Edhe kjo ndodhi!

Deputetët e PD së Berishës u futen me forcë mbi hekurat e hyrjes së Kuvendit dhe më pas, si “tarzan” të vertetë, u kacavaren mureve të keshtjelles së Kuvendit, duke hyrë nga dritaret.

Ndërkohë nga një dritare e kësaj kryesie të parlamentit, kishte dalë ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbante fjalim. Në SPAK  e prisnin të zbatonte vendimin e gjykatës që të paraqitej para oficeres së policisë gjyqësore, por ish-kryeministri fliste nga një beden i kalasë parlamentare. Berisha insistoi se nuk e njeh SPAK dhe as vendimin e gjykatës.

Përplasja e sotme mes deputetëve të opozitës dhe gardës e cila ruante sipas ligjit kryesinë e parlamentit ishte spektakolare.

Berisha që shikonte këtë duel forcash dhe përplasjesh nga një dritare si frengji bërtiste kundër kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri tha: ”Janë të gjithë deputetë me imunitet dhe kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti deputetët nuk janë ndaluar. Deputetët nuk mund të përjashtohen përveçse nga mbledhja e grupit prej grupit të tyre.

Edi Rama ka frikë, tmerr. Shikoni se ku arrin kjo verbëri. Sipas tij, ata që përjashton ai nga aktiviteti parlamentar nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e tyre. As Lukashnenko e Putini nuk kanë dhënë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Ramës.

Nuk lejohet kryetari i grupit me ardh në mbledhje, Histori më të turpshme se kjo nuk ka. Ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqet”- tha Berisha dhe ngrinte dorën lart nga dritarja.

Kjo ngjitje alpiniste e deputetëve opozitarë tregon se kanë bërë stërvitje vetëm për seancat parlamentare dhe për në Kryesinë e Kuvendit, ndërkohë që populli opozitar i pret të dalin në Bulevardin e madh të Tiranës. Deri tani asnjë nga deputetët e PD, por as Berisha, nuk cakton datë proteste popullore.

Nuk dihet pse kanë frikë apo hezitim që të kërkojnë popullin në shesh, por mundet se nuk janë akoma të sigurtë nëse do tju vijnë shumë protestues pas përçarjes së madhe opozitare si dhe nga ftohja e elektoratit të djathtë sepse sa herë ftohen në shesh, iu thuhet IKNI TANI SE E RREZUAM EDI RAMËN!.

Sidoqoftë sot e bënë një nxemje të mirë deputetët e PD së Berishës. U ngjitën mureve dhe hynë nga dritaret.

Deri këtu kryeministri nuk ka asnjë shqetsim, përkundrazi bën humor me pamjet e kacavarjeve nëpër dritare.

Burime të besueshme tregojnë se kur Edi Rama shikonte live ngjitjen njeri mbi tjetrin të deputetëve të Berishës është shprehur me optimizëm se këta janë deputetë që e meritojnë ÇMIMIN E MADH të Alpinizimit. Me tej Edi Rama, shprehen të njëjtat burime, ka thënë sot se NËSE KANË DURIM DHE GUXIM QË TË NGJITEN EDHE NË MURIN E KRYEMINISTRISË, atëhere këta janë heronjë dhe e meritojnë pushtetin në vitin 2029!

Deputeti Flamur Noka pas kësaj që ka thënë Edi Rama u shpreh për “KOHA JONE”: “ Do të fitojmë!”, duke ngritur dy gishtat lart.

Në fakt Berisha dhe opozita kanë që në vitin 2013 që vetëm deklarojnë  “DO TË FITOJMË!

Mbetet për të parë nëse nga dritaret e Kuvendit do të kenë guxim të hyjnë te dritaret e zyrës së kryeministrit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit