Deputetët e PS ikin nga mbledhja e Komisionit për TIMS, Salianji: Shpallim në kërkim Taulant Ballën

Deputetët e PS-së kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor për TIMS, duke akuzuar kreun e këtij komisioni, Ervin Salianji se po shkel ligjin dhe e ktheu në cirk mbledhjen.

Mazhoranca ka kërkuar që të miratohet kërkesa e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga Salianji me argumentin se komisioni nuk shqyrton ndonjë dokument të klasifikuar sekrete shtetëror. Ndërkohë mbledhja vazhdon vetëm me anëtarët e opozitës.

Nga ana tjetër, deputeti i Rithemelimit, Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia e tij të merret me dyer të mbyllura.

”Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur. Duhet të vijë. Pasi të vijë Balla dhe të marrë fjalën atëherë do flasim. Ejani këtu dhe të flasim. Nuk bëhet kjo me sufler dhe me njerëz që bëjnë si të shqetësuar. Kur të vijë ministri dhe ta parashtrojë kërkesën atëherë e vendosim”,tha Salianji.

SHKARKO APP