Home Aktualitet Deputeti gjer...

Deputeti gjerman i përgjigjet Vuçiçit: Vrasja e njerëzve, një krim i tmerrshëm

2
0

Pretendimeve të Aleksandër Vuçiç lidhur me ngjarjet e së dielës, i është kundërpërgjigjur ish-ministri-gjerman për Europën, Michael Roth, i cili e bëri të qartë se vrasja e efektivit të policisë së Kosovës ishte shkelje e vijave të kuqe.

“I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe autorët e veprës. S’më interesojnë fare nacionalitetet dhe etnitë. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, shprehet Michael Roth.

Vuçiç komentoi ndër të tjera në konferencën për shtyp edhe shkrimin e bërë nga deputeti gjerman, i cili theksonte se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit