Deputeti Haliti: Kurti nuk ka asnjë fuqi tani, duhet të dëgjojë partnerët tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se është momenti që Albin Kurti të tërhiqet dhe të dëgjojë partnerët e Kosovës. Sipas Halitit, Kurti nuk ka asnjë fuqi tani ndaj duhet t’i kërkojë falje Blinken që e quajti naiv dhe të pranojë asociacionin.

“Kurti nuk ka asnjë lloj fuqie në këtë raport, ka fjalë, mendime por fuqia është tek ata që janë mes të palëve dhe ne të dyja palët duhet të dakordohemi. Me aq fuqi sa ka ai duhet të ulet me ambasadorin e SHBA në Prishtinë ta trajtojë problemin dhe t’i kërkojë falje Blinken dhe të tjerëve për fyerjen që u ka bërë dhe të pranojë asociacionin.

Nuk mundet Albin Kurti ta quajë Blinkenin naiv. Të veprojnë paqësisht dhe në kuadër të mundësve do të bëhej një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët me pak presion”, tha Haliti.

SHKARKO APP