Deputeti i PDK-së: Kurti bëri mirë që shkoi të shihte ndeshje, se Presidentja po na ruan me pushkë në dorë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë për Periskopin ka komentuar edhe prezencën e kryeministrit Albin Kurti dje në Shqipëri për ta ndjekur Kombëtaren shqiptare, e nuk e tha as edhe një fjalë në përkrahje të Kombëtares së Kosovës e cila luante në po të njëjtën ditë.

“Mendoj se s’ka kurrgjo të keqe që ka shku me pa futbollin. Edhe unë e kam pa në shtëpi, por nëse do e kisha biletën ose ftesën me shku në VIP do kisha shku edhe unë. I përshëndes edhe ata që ia kanë siguru biletën me e pa nga VIP kryeministri i Kosovës lojën”, tha Haliti.

Me ironi Haliti thotë se Kurti nuk duhet të rrijë me pushkë në shtëpi, sepse atë detyrë e ka marrë Presidentja Osmani. “Shpresoj që është taku edhe me Edi Ramën dhe kanë pi kafe në Shqipëri. Është krejtësisht njerëzore dhe normale, edhe pse është kryeministër s’është në pozicion që duhet me ndejt me pushkë, sepse me pushkë e ka marrë detyrën Presidentja. A e keni parë me pushkë atje që ka dalë në Kroaci. Është diçka që nuk mund t’i zihet për të madhe”, tha ndër të tjera Haliti.

SHKARKO APP