Deputeti i PS rrezikon mandatin!

Ngjarja e Lushnjës ku vdiqen babë e bir, si dhe u plagosen disa veta, sikurse edhe vetë deputetin e PS, Bujar Çela, ka ndodhur në biznesin e deputetit. Dhe në prani të tij, derisa edhe u plagos.

Policia ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për ngjarjen. Mësohet se referimi është bërë për tre vepra penale, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Por derisa del emri i deputetit, ka mundësi që prokuroria e Fierit t’ia kalojë SPAK-ut për hetim dosjen.

Së pari ka rëndësi që deputeti të shërohet, por nëse SPAK-u e merr hetimin e kësaj dosje, rrezikon të merret i pandehur dhe të humbasë mandatin e deputetit. Sepse janë në mes, përveç shkeljeve te tre veprave penale, edhe dy të vdekur të një familje.

 

SHKARKO APP