Home Aktualitet Deputetja e B...

Deputetja e Bashës-kolegëve demkokratë: Mos inskenoni skena “gr*shti”, por nxirrni videot që posedoni

49
0

Deputetja e PD-së së vulës, Orjola Pampuri ka denoncuar dhunën që kolegët e saj në PD, shkaktuan në seancën plenare të së hënës në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se nëse vërtetë duan të jenë të besueshëm për qytetarët shqiptarë, s’kanë nevojë të inskenojnë skena grushti. Ajo thotë edhe se shqiptarët nuk mund të ndjekin më modele dhune.

”Me qetësi, dilni në foltoren e parlamentit dhe tregoni gjithçka dini për njëri-tjetrin sa i përket shpërdorimit të pozitave që keni e keni patur, çkodoni fjalimet me iniciale me të cilat shantazhoni njëri-tjetrin, nxirrni videot që keni thënë që posedoni, të kuqe, blu apo lejla, dhe ja ku u zgjidh gjithçka, shqiptarët njihen me të vërtetat e mëdha”,-shkruan ndër të tjera Pampuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit