Home Kosova Dëshmitarja e...

Dëshmitarja e Shtatë dëshmon në Speciale – “Edhe ekipi mjekësor ka qenë në vijat e para të frontit”

127
0

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka dëshmuar të enjten në Dhomat e Specializuara në çështjen gjyqësore të të akuzuarit Pjetër Shala.

Kadrijaj, që është dëshmitarja e shtatë e mbrojtjes ka thënë se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është kyçur në 1998-n në Deçan, duke shtuar se ka shërbyer si mjeke.
Në Koshare, Kadrijaj është shprehur se ka pasur ekip mjekësor në vijën e parë të frontit.

“Edhe ekipi mjekësor ka qenë në vijat e para të frontit, për shkak të terrenit nuk ka pas spital… kur ka pas ndonjë të plagosur kemi shkuar të ndihmojmë”, tha Kadrijaj.

Ndërsa, për punët që i ka kryer, Kadrijaj tha se ka dhënë ndihmën e parë dhe më pas i kanë transferuar të plagosurit në qytetin e Bajram Currit.

“Jemnjë grup i mjekëve dhe kemi funksionuar si ekip mjekësor. Nuk e di a ka pas njësi apo emër, por kemi qenë si njësi e mjekëve. Kemi funksionuar si ekip dhe nuk e kemi pas ndonjë përgjegjës”, tha Kadrijaj tutje.

“Unë jam përcaktuar me qenë në Koshare, aty kam filluar dhe aty kam përfunduar”, tha Kadrijaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit