Dështuan dy raunde, Gjykata Kushtetuese pritet të zgjedhë sot kreun e saj

Pas dështimit të dy raundeve, Gjykata Kushtetuese prite që ditën e sotme të zhvillojë raundi e tretë të votimit për të zgjedhur kreun e saj. Në garë janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Asnjëra prej kandidateve në dy raundet e para nuk mori shumicën e votave ligjore. Gjykata Kushtetuese në përbërjen e saj ka nëntë gjyqtarë

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00”, thuhet në njoftimin.

Në raundin e parë rezultati i votimit ishte:

Gjyqtarja Fiona Papajorgji – 3 vota
Gjyqtarja Marjana Semini – 2 vota
Gjyqtarja Holta Zaçaj – 4 vota.

Në raundin e dytë rezultati i votimit ishte:

Fiona Papajorgji – 3 vota
Marjana Semini – 3 vota
Holta Zaçaj – 3 vota.

SHKARKO APP