DETAJET/ Policia publikon bilancin e javës, arrestohen 45 shoferë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka bërë me dije janë arrestuar 45 shoferë gjatë javës që po lemë pas pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit në rrugë. 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Bilanci i policisë

Po gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 228 leje drejtimi, nga të cilat 166 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në ë4 km/orë, 56 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.

Nga monitorimi me dron i kryer nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, si dhe nga monitorimi me patrulla të lëvizshme me makina të pauniformuara, gjatë kësaj jave, në akse të ndryshme të vendit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 7.000 deri 10.000 lekë të rinj, 567 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë.

Po ashtu Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

SHKARKO APP