Dhjetëra mjete të turistëve të bllokuara në Qafë-Thorë

Dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë-Thorë. Vizitorë të shumtë iu drejtuan Thethit për të shijuar bukuritë e zonës dhe borën. Një pjesë e mirë e automjeteve nuk kanë patur zinxhir dhe janë bllokuar duke pezulluar edhe lëvizjen e makinave të tjera. Qarkullimi drejt Thethit është zhbllokuar pas disa orësh por këshillohet që drejtuesit e automjeve që duan të vizitojnë këtë pikë turistike, të jenë të pajisur me zinxhirë.

SHKARKO APP