Dh*noi të dashurën greke dhe e detyroi të abo*tonte fëmijën, babai i shqiptarit: Sajesë e familjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Policia ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi ndërpreu shtatzëninë me dhunë të të dashurës së tij 19-vjeçare. Fjala është për Ymer Haxhiajn dhe greken Athina Marula.

Policia thotë se ata kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e së resë. Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.

Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me mjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi. Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh.

Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Ramadan Haxhiaj, babai i 27-vjeçarit ka folur për ”Shqipëria Live”. ”Gjithë kjo ngjarje ishte e sajuar nga prindërit e vajzës. Gjyshja nuk donte që të bëhej fejesa. Nuk e dinim që ishte shtatzënë, vetëm dyshonim. Nuk kanë gjetur shenja dhune, kanë futur njerinë e tyre tek doktorët, ata kanë lajmëruar policinë. Vajza e ka tërhequr denoncimin sipas avokatit, e ëma jo. Nuk është i tillë çuni im, është punëtor, i ndershëm”.

SHKARKO APP