Home Aktualitet Dhuna çnjerëz...

Dhuna çnjerëzore ndaj të moshuarës në Pejë, figurat publike: Krijesë e flliqtë, duhesh djegur në ferr

528
0

Dhuna çnjerëzore e ushtruar nga infermierja Aurona Pelaj ndaj një të moshuare në azilin e pleqëve në Pejë, ka nxitur reagime të forta në mbarë Kosovën, dhe Shqipërinë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e konsideroi të papranueshme dhunën ndaj të moshuarës dhe bëri thirrje për të Օuar para drejtësisë të gjithë të implikuarit.

Edhe ish-presidenti dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka dënuar dhunën ndaj të moshuarës, që sipas tij është nëna e një dëshmori. Në një postim në Facebook, ai tha se dëshiron ta takojë atë, ndërsa për shkaktarët e dhunës tha se duhet të mendohen në qeli.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e ka dënuar përdorimin e dhunës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës e ka përcjellë me shqetësim rastin që ndodhi në Shtëpinë e Pleqve në Pejë. Qendra e të moshuarve në Pejë, ka pezulluar nga detyra katër infermieret e përfshira në rastin e sulmit ndaj të moshuarës.

Reagime të shumta janë edhe nga artistët dhe figurat publike në vend. Prezantuesja dhe bolgerja Liberta Spahiu është shprehur e revoltuar. Në reagimin e saj në Instagram, ajo shkruan se do ta ”bënte për spital punonjësen”.

Këngëtari i njohur Yll Limani e ka shpërndarë videon kur tregohet momenti i dhunës ndaj të moshuarës, tek e konsideron një ngjarje të rëndë.

“Video ma shqetësuese dhe zmërthyese që e kam parë vitet e fundit. Sa më shpejtë të publikohet emrin e institucionit ku ka ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme, emrin e kësaj kafshës që po ushtron dhunë, emra e njerëzve që i kanë punësuar k’to lopa dhe kështu me radhë. Ishalla digjen në ferr e ua kthen Zoti ku ju dhemb më shumë më së shumti. Amin!”, shkruan Ylli Limani në Instagram.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit