Home Aktualitet Dhuna ndaj të...

Dhuna ndaj të moshuarës, flet pronari i azilit: Të marrin dënimin e merituar

288
0

Pas dhunës fizike të ushtruar ndaj një të moshuare në azilin e pleqëve në Pejë, ka ardhur edhe reagimi i një prej pronarëve të qendrës. Anton Rasaj ka shprehur indinjatën e tij për rastin në fjalë dhe i kërkon drejtësisë të japë dënimin e duhur.

“Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinjatë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se si jam ndjerë kur e kam parë sjelljen e infermiereve. Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t’i ndjekin përgjegjësit në procedura tjera ligjore po ashtu”.

Nga ana tjetër, ai thotë edhe se “I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njëjtat të marrin dënimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaçërisht familjes së zonjës së respektuar, por Ju premtoj se do të bëj gjithçka që është në mundësinë tonë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit