Home Aktualitet Dhuna në fami...

Dhuna në familje, shoqëria nuk reagon

133
0

Në një kohë që në Tiranë u mbajt një protestë marshim për vrasjen e 23-vjeçares nga ish-burri, me një thirrje të fortë për mbrojtjen e femrës, të shtunën u dëgjuan krisma. Hekuran Rrasa, mori armën dhe vrau gruan Fëllënxë Rrasa në Divjakë. Pasi kreu krimin ai i dha fund jetës së tij.

Dhuna sistematike, problemet ekonomike, xhelozia apo kërkesa për divorc, janë disa nga shkaqet kryesore të krimeve brenda familjes. Mbi 3500 raste të dhunës në familje janë denoncuar në Polici, ndërsa janë lëshuar 2205 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje.

Paçka numrit të lartë të urdhrave të mbrojtjes, zbatimi i tyre është i vështirë, siç ishte dhe rasti i vrasjes së Sabrinës. Për ironi, në shumicën e rasteve, pala e dhunuar dhe dhunuesi duhet të jetojnë në të njëjtën banesë, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, pasi ende nuk janë parashikuar mekanizma për të marrë nën kontroll situata të tilla.

Në 9 muajt e fundit, 16 gra dhe vajza humbën jetën brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, të vrara nga bashkëshortët, partnerët apo familjarët e tyre. Shoqëria është përgjegjëse për dhunën, vrasjen e gruas në Shqipëri. Pasi preferojmë të dëgjojmë debate, pasi mbyllin sytë dhe veshët kur dëgjojmë e shohim sherre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit