Home Aktualitet Dhunoi të mit...

Dhunoi të miturin, polici dënohet me punë në interes publik. Nëna: Çështjen do e ndjek

8
0

Katër muaj punë në interes të publikut. Këtë dënim dha sot Gjykata e Tiranës për efektivin e Policisë pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Glen Ndreu për dhunimin e një 15-vjeçari.

Ngjarja ndodhi gjatë periudhës së karantinës ku adoleshenti u dhunua nga efektivi Glen Ndreu pasi kishte dalë pa leje nga Liqeni Artificial. Videoja u filmua nga kalimtarë të rastësishëm dhe provokoi reagime të shumta.

Për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin nisi hetim nga Drejtoria e Standarteve. I mituri është djali i Zaida Çobos, ish-banore e “Big Brother 8”, e cila është shprehur e pakënaqur me këtë vendim. Po ashtu ajo ka thënë se çështjen do ta ndjekë në të gjitha hallkat e Gjyqësorit në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit