Dialogu Prishtinë-Beograd, Nurellari: Pikat që ngre Kurti kanë probleme. Kosova të mos mbetet “geto” e Europës
Politologu Adri Nurellari, i ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv, duke folur për dialogun Kosovë- Serbi nga Prizreni, deklaroi se takimi me Vuçiç doli më keq nga ç’e priste.
Nurellari theksoi se pikat që ngre Kurti kanë probleme. Ai shton se Kosova duhet që të dalë nga ngërçi, që të mos ngelet “geto” e Europës.
“Takimi Kurti- Vuçiç doli më keq nga ç’e prisja. Pikat që ngre Albin Kurti kanë probleme. Kosova duhet ta zgjidhë këtë problem, që të mos ngelet një geto në Europë.
Takimi Kurti- Vuçiç doli më keq nga ç’e prisja. Vuçiç ka qenë ministër i paramilitarëve serbë në Kosovë. NATO ka goditur edhe RTS, duke thënë se nuk ka goditur median, por ka goditur propagandën e regjimit të Millosheviçit. Mënyra si po bëhet dialogu mund të rrezikohen raportet me miqtë tanë amerikanë dhe europianë.
Pikat që ngre Albin Kurti kanë probleme. Kurti po bën të pafajshëm Vuçiçin, kur ai nuk është. Kjo është çështje që iu intereson qytetarëve të Kosovës. Po të shikojmë vende të varfëra të Europës, kanë konflikte të ngrira dhe të pazgjidhura.
Kosova duhet ta zgjidhë këtë problem, që të mos ngelet një geto në Europë. Kurti thotë se gjithçka nis me të, se çdo gjë nis nga zeroja. Kosova duhet që të zbatojë ato që thotë Amerika dhe BE-ja. Kurti me mënyrën sesi po vepron, tregon se nuk ka prioritetet qytetarët, por zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Nurellari.