Home Aktualitet Diell dhe rri...

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

13
0

Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore.

Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Republika e Kosovës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në pothuajse të gjithë territorin.

Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit