Home Aktualitet Dimër në pran...

Dimër në pranverë, ditët në vijim reshjet e shiut do të intensifikohen. Sonte fillon stuhia…

617
0

Duke filluar nga kjo e martë i gjithë territori i vendit do të preket nga reshjet e shiut. Por nga e mërkura, reshjet e shiut do të intensifikohen dhe kjo mund të sjellë pasoja në disa qarqe të vendit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka treguar qarqet të cilat do jenë më të rrezikuara nga reshjet intensive të shiut, të cilat do të shoqërohen dhe me shkarkesa elektrike.

Sipas saj, nga reshjet e dendura priten prurje intensive e lumenjve dhe për pasojë mund të ketë dhe vërshime.

Parashikimi nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave tregon se gjatë ditës së nesërme parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës.

Në orët e para të ditës parashikohen reshje shiu në formën e rrebeshe të shpejta dhe stuhi të herëpashershme me shkarkesa, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematika në Veriperëndim si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare.

Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive.

Ndersa në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Diten e merkurë parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit