Home ShendetI Dita botërore...

Dita botërore e autizmit, 12 mijë persona vuajnë nga spektri autik në Shqipëri

48
0

2 Prilli është dita botërore e autizmit. Në vendin tonë nuk ka shifra të sakta dhe as regjistër zyrtar në lidhje me këtë çrregullim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 26% e fëmijëve me aftësi ndryshe janë me autizëm. Ndërsa referuar klubeve të prindërve të fëmijëve më autizëm, në Shqipëri janë afro 12 mijë persona që vuajnë nga spektri autik.

Vetëm 2 mijë fëmijë marrin ndihmë sociale dhe pagesë kujdestarie. Por edhe kjo është e pamjaftueshme, pasi personat me autizëm kanë nevojë për terapi të veçanta dhe të vazhdueshme, kostot e të cilave në vendin tonë mbulohen privatisht nga familjet e tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të shfaqjes së autizmit, por mjekët ndërthurin faktorët gjenetikë me ata mjedisorë dhe ndërlikimet gjatë shtatzënisë së nënës. Sipas studimeve djemtë janë 4 herë më të prekur se sa femrat.

Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë komunikimin, ndërveprimin social, imagjinatën, sjelljet dhe interesat. Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen para moshës tre vjeç dhe zgjasin gjithë jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit