“Dita pa makina”, trafiku ‘pushton’ Tiranën

Ditën e sotme në Tiranë është dita “pa makina” dhe janë bllokuar akset kryesore në vend, bllokim i cili do të zgjasë 6 orë. Mirëpo ndryshe nga ç’duhej të ndodhte, akset e lira janë tejmbushur me makina, duke krijuar një trafik të madh. Mesa duket shumica e shoferëve nuk ishin të informuar me  nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve është si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
    •Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
    •Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
    •Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
    •Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
    •Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

SHKARKO APP