Home Aktualitet Ditmir Bushat...

Ditmir Bushati: Politikanët mosmarrëveshjet me ambasadorët të mos i bëjnë publike

151
0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati teksa flet mbi rolin e ambasadorëve amerikanë në vend, tha se ata veprojnë në bazë të direktivave të dhëna nga DASH, si dhe nga Shtëpia e Bardhë.

Bushati tha se politikanët vendas nuk duhet që çdo mosmarrëveshje me ambasadorët t’i bëjnë publike. Duke u ndalur tek procesi i vetingut të iniciuar nga amerikanët, Bushati u shpreh se prania e ndërkombëtarëve e ka reduktuar dëmin.

”Shkoj dhe njëherë në pikënisjen e raporteve të Shqipërisë me SHBA-në. Duhet të shkojmë përtej emrave të përveçëm. Për sa kohë ka një çështje që është në dyert e drejtësisë amerikane, qoftë ambasadori. Ne kemi një partneritet të veçantë me SHBA-në. Nga eksperienca ime, kam punuar me disa ambasador amerikanë, jo për çdo gjë çështje mund t’i kemi parë gjërat në të njëjtën mënyrë, por kam preferuar të jemi të bashkërenduar me ta. Partneritet me SHBA-në është i pazëvendësueshëm”,-tha Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit