Home Aktualitet “Do e çoja në...

“Do e çoja në mal dhe do e torturoja”, AMA i tërheq vëmendjen Top Channel për deklaratat e Amosit

392
0

Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka tërhequr vëmendje ”Top Channel” për gjuhën e përdorur nga banorët e ”Big Brother Albania Vip 2”. Tërheqja e vëmendjes ka ardhur pas episodit të Amos-it, pasi është e ndaluar që në televizione të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunën.

Aktori i njohur, tashmë konkurrent i Big Brother Albania, Amos Zaharia, ka shprehur versionin e tij sesi do ta dënonte Luis Ejllin. Lidhur me deklaratën e Amos-it, kanë reaguar edhe personazhe të njohur publik, të cilët janë shprehur kundër kësaj gjuhe.

Promovimi i dhunës në ekran është një prej ngjarjeve më shqetësuese. Që prej të martës së kaluar, kanë ndodhur shumë situatat të pahijshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2”, ku Luizi është kthyer në personazhin kryesor të sulmeve.

Biseda:

Kristi: Ça do i bëje? Do e vrisje?
Amos: Jo, nuk do e vrisja.
Kristi: Atëherë?
Amos: E di unë ça do i bëja.
Kristi: Ça do i bësh?
Amos: Atë që meriton. E di ça do i bëja? Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja dhe do i thoja ‘Kërko falje’. Edhe pastaj shikoje ti, i jep më gojës.
Kristi: S’do ndodhë gjë mo.
Amos: Unë s’po them do i fus plumbin kokës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit