Home ShowBiz Do përjashtoh...

Do përjashtohet Liami? I hedh tepsinë me ujë Françeskës, kur kjo e fundit ishte në gjumë

532
0

Situatat në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, po tejkalojnë çdo normë të lojës. Një skenë me protagonist Liamin ka ndodhur gjatë mëngjesit, dhe komentet në rrjete sociale janë se presin zarf të zi, ose përjashtim të banorit.

Pasi vajzat e shtëpisë, kishin si mision nga Vëllai i Madh që të mbanin zgjuar djemtë gjatë natës, duket se Liami e ka marrë personale me Françeskën.

Teksa kjo e fundit ishte në gjumë, Liami ka vendosur ta zgjojë duke i hedhur ujë në fytyrë, ndërsa më pas modelja ka filluar të kollitet. Nuk dihet nëse “Vëllai Madh” do të marrë masa ndaj Liamit. Skena të tilla nuk janë pranuar nga Vëllai i Madh, dhe vendimet kanë qenë dërgimi në nominim të banorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit