Home Aktualitet Do të rikandi...

Do të rikandidojë Voltana Ademi për kryebashkiake?

154
0

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e vetmja demokrate që qëndron në detyrë edhe pse në 2019 duhet të ikte nga posti, qëndrimin e saj e ruan edhe pas publikimit të opinionit nga ekspertët e Komisionit të Venecias.

Sa i përket një rikandidimi të saj në krye të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, theksoi se nuk është ky momenti për të folur për këtë çështje.

”Janë mbi 17 pyetje që ne i kemi bërë Gjykatës Kushtetuese për procesin zgjedhor. Kërkesa jonë për anti-kushtetushmërinë e zgjedhjeve është bazuar në fakte. Është i sigurt se nga ky vendim nuk ka humbës por shumë fitues. Me këtë vendim do vëmë një gur të rëndësishëm në atë që quhet demokraci. Ne kemi pretenduar nga Gjykata që për atw proces të faktojë parregullsitë. E ka kompetencën për ta bërë këtë. Nga ana tjetër unë shpresoj që të jetë një udhërrëfyes shumë i mirë për një proces të detyrueshëm për rikthimin e zgjedhjeve kuptimplotë për votuesin. Janë 61 Bashki pa kryetarë legjitim dhe jo 6”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit