Dollarët “lumë” në dasmën e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut, Aurela Gaçe elektrizon atmosferën (VIDEO)

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Mark Frrokun të premten e 1 tetorit, në një ceremoni madhështore, ku ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit, miq të çiftit.

Pjesëmarrësit në dasmën e Rudinës dhe Markut kanë publikuar në rrjetet sociale shumë momente nga festa e organizuar, duke kërcyer dhe kënduar.

Një nga ato momente është kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit. Në këtë video mund të shihet kur Aurela e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun këndon këngën e Hajredin Pashës dhe në tokë janë të hedhura shumë kartëmonedha dollarë.

SHKARKO APP