Home Aktualitet Dom Gjergj Me...

Dom Gjergj Meta: Gëzuar festën e apostujve Pjetër e Pal!

108
0
Nga dom Gjergj Meta-
E keni parasysh kur ndonje ne fis apo në fshat bënte ndonjë gjë gjatë komunizmit që na “turpëronte” ose na vinte në rrezik dhe thonim: “jo mor e kam të largët, ose nuk e njoh” dhe mbyllej biseda shpejt duke kthyer shpinën e duke ikur.
Ja kështu ishte shën Pjetri. Ky lloj tipi që nga frika e jetës vet dhe përballë opinionit tha: “Nuk e njoh atë njeri” duke iu referuar Jezusit. Dhe e njihte mirë. Por Jezusi e njihte edhe më mirë se dikur i pat thënë: “O Pjetër mos fol para kohe e mos u hap shumë se nuk i dihet. Ka pas burra edhe më të mirë se ti…😉
Po ato rastet kur ndonjë që ka prishur kishat, ka futur në burg priftat, ka spiunuar ata që bënin kryq apo luteshin gjatë komunizmit? Dhe pastaj ka filluar të besojë në Zot, ka ardhë në Kishë etj etj…
Ja kështu ka qenë shën Pali apostull. Gjë pa bërë nuk ka lënë kundër të krishterëve dhe mësimit të Krishtit. Ka burgosur të krishterët dhe kudo ta dinte se janë shkonte e i arrestonte.
Ja pra të parit, Pjetrit, Krishti i beson kishën duke i thënë: “Kulloti delet e mia” e të dytin, Palin, e bën ungjillizuesin e popujve paganë.
Gjithmonë ka një mundësi e asnjëherë nuk është vonë. E dashuria e Zotit nuk është asnjëherë në proporcion me mëkatet tona. I tejkalon ata pafundësisht e na hap rrugë të reja në jetën tonë.
Gëzuar festën e apostujve Pjetër e Pal!
D. Gjergji

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit