Drafti i PS-së për komisionet hetimore, Felaj: Është i njëjtë me të Tabakut

Prej 1 viti janë bllokuar dhe rrëzuar 8 kërkesa për komisione hetimore, ndërsa socialistët e kanë argumentuar këtë me rishikimin e ligjit. Në parlament kanë qenë të depozituara nismat e Jorida Tabakut dhe Edmond Spahos, ndërsa shumica e bëri publik fundjavën e shkuar draftin e saj përmes nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.

Ajo u shpreh se drafti i propozuar nga mazhoranca është i njëjtë me atë të propozuar nga Tabaku dhe që merr parasysh të gjitha vendimet e Kushtetueses.

“Drafti që ne kemi propozuar i merr parasysh të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë fuqinë e ligjit për të gjithë. Drafti që ne kemi propozuar, të paktën në dy parashikime të rëndësishme, është pikë për pikë si drafti që ka propozuar grupi parlamentar i PD-së nëpërmjet Jordia Tabakut dhe jo rastësisht, sepse ne kemi huazuar atë përkufizim të rëndësishëm nga Kushtetuesja në disa vendimmarrje të saj, të cilat fillojnë nga viti 2003 e në vijim. Mekanizmat që ne kemi adresuar nuk kanë ardhur nga hiçi, por janë mekanizma të shpallur, të shkruar, që duhen impelemtuar në ligj”, tha Felaj.

SHKARKO APP