Home Aktualitet Drafti për në...

Drafti për nënat zëvendësuese, ministrja Koçiu: Të përmirësojmë mënyrën sesi i qasemi shëndetit se*sual

36
0

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë e Konfederatës Zvicerane, një marrëveshje e rëndësishme që do të asistojë gjithë strukturat e shëndetësisë për sa i përket reagimit ndaj emergjencave shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se kjo marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi do të zgjasë për 4 vite. “Marrëveshja do të asistojë forcimin e strukturave shëndetësore për t’iu përgjigjur emergjencave, si dhe ndërkohë do të rrisë kapacitetet e profesionistëve të fushës së shëndetësisë”, u shpreh Koçiu.

Po ashtu Koçiu nënvizoi rëndësinë e koordinimit mes institucioneve dhe rolit aktiv të tyre, për të kontribuar në mënyrë efikase dhe për t’iu përgjigjur çdo emergjence shëndetësore në mënyrë cilësore dhe sa më efektive. Drafti për shëndetin seksual vjen në vazhdën e politikave shëndetësore që kanë si synim të përmirësojnë mënyrën sesi i qasemi këtij shëndeti, sidomos të rinjtë dhe adoleshentët.

Sipas ministres, synimi kryesor i këtij projektligji do të jetë edhe rregullimi i shëndetit riprodhues. Koçiu u bëri ftesë grupeve të interesit dhe organizatave të shoqërisë civile që të bëjnë sugjerimet e tyre në periudhën e konsultimit publik të draftit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit