“Drejt përfundimit Rruga e Arbrit”, Rama publikon pamjet nga punimet te Tuneli i Murrizit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet e “Rrugës së Arbrit” e cila është drejt përfundimit. Përmes rrjetit të tij social Facebook, kryeministri tregoi se aktualisht po punohet për shtresat asfaltike dhe hapjen e Tunelit të Murrizit.

Rruga e Arbrit është një nga investimet e rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit dhe pritet të përfundojë në verë të 2021.

Do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës.

SHKARKO APP