Tre persona kanë ndërruar jetë në një anije me 40 emigrantë dhe një tjetër humbi jetën pasi arriti në bregun e ishujve Kanarie në Spanjë.
Sipas autoriteteve spanjolle, tre viktimat janë të parë emigrantë që ndërrojnë jetë për vitin 2021.
Ata raportuan se kanë qenë 3 trupa të pajetë dhe 44 të mbijetuar në anijen, që mbërriti në Tenerife mëngjesin e sotëm (5 janar).
Migrantët, të cilët përfshinin një grua dhe 17 të mitur, ishin nga vendet e Afrikës Sahariane.
Ministria e Brendshme e Spanjës thotë se 23,000 migrantë mbërritën në Ishujt Kanarie në vitin 2020, nga rreth 3,000 në 2019. Më shumë se 500 vdiqën para se të mbërrinin në destinacion.
Discussion about this post