Home Aktualitet Drejtori i Po...

Drejtori i Policisë Rrugore: Shifrat e aksidenteve janë në nivele alarmante

39
0

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, drejtori Altin Qato, u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të kenë kujdes dhe të shmangin aksidentet.

Në një prononcim për mediat, Qato tha se shifrat e aksidenteve dhe të viktimave në të gjithë botën janë alarmante.

“Nuk është vetëm policia për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, por janë vetëm qytetarët. Nëse u referohem statistikave në botë, shifrat janë alarmante, janë kambanë alarmi për çdo përdorues rruge. Po t’i referohem statistikave të vendit tonë, kemi një ulje vit pas viti, por nuk jemi ende ku duhet, pasi ne duam që të kemi në minimum ose fare aksidente rrugore”.

Po ashtu ai u bëri thirrje të gjithë shoferëve dhe qytetarëve që të respektojnë rregullat, siç është shpejtësia, rripi i sigurimit, përdorimi i alkoolit etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit