Home Aktualitet ”Dumani...

”Dumani s’ka besim te Policia”, deputeti Korreshi: Do të ketë punonjës në pranga shumë shpejt

113
0

Deputeti i Rithemelimit në PD, Saimir Korreshi ka folur rreth raportit që prezantoi kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për 5 orë në komisionin e ligjeve. Sipas tij në korridoret e politikës flitet se do të ketë një operacion tjetër “Metamorfoze”, ku pritet të arrestohen drejtues të lartë të policisë.

Ai shtoi se është skandaloze ajo që tha Dumani në komision që do të kërkojë ngritjen e një Task Force për arrestime, çka nënkupton se ai nuk ka besim te Policia e Shtetit.

“Perceptimi im është që SPAK dhe Dumani bëri një klasifikim të ngjarjeve pa hyrë në detaje. Ai nuk mbajti qëndrim. Ka qëndrime të ndryshme për Berishën dhe Ahmetajn, për mënyrën e procedimit. Ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e prokurorëve.

Duhet të mbajë më tepër përgjegjësi Prokuroria e Posaçme për unifikimin e praktikave. Kishte kërkesa të shumta, ai tha se po punon për të gjitha çështjet.

Në korridoret e politikës thotë që do të ketë metamorfoza tjetër dhe arrestime drejtuesish të lartë të policisë. Shefat e policisë kanë lënë kriminelët të lirë në qytetet tona. E rëndë është se ai tha se SPAK kërkon një strukturë për një TASK Forcë që të arrestojë sepse nuk ka besim më te policia e shtetit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit