Durrës/ Plehrat mbulojnë koshat, nuk mblidhen prej ditësh

Qyteti bregdetar i Durrësit është një nga zonat më të populluara gjatë sezonit të verës, por prej ditësh qytetarët janë ”të detyruar” që të jetojnë me plehrat.

Mbledhja e mbetjeve urbane në Bashkinë e Durrësit është kthyer sërish në një problem për qytetarët. Si për ironi të fatit, shumë pranë bashkisë që mbledh taksa për pastrimin e mbetjeve, plehrat janë në tokë.

Po ndërsa një vit më parë shkak u bë mbyllja e vendgrumbullimit të Porto Romanos, këtë vit ende nuk dihen arsyet që plehrat kanë filluar të bëhen mal në qendër të kryeqendrës së turizmit shqiptar.

SHKARKO APP