Home Aktualitet DW: Karim Ben...

DW: Karim Benzema fitoi Topin e Artë

118
0

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është shpërblyer me Topin e Artë për vitin 2022. Një çmim jashtëzakonisht i merituar, të cilin e mori në Paris.

Ylli i Real Madridit Karim Benzema fitoi vendin e parë, përpara sulmuesit të Bajernit, Sadio Mané dhe belgut të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne. Benzema ka shkëlqyer në veçanti në sukseset e mëdha të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, në sezonin e kaluar. Francezi shënoi dhjetë nga 15 golat e tij në fazën vendimtare të eliminimeve, duke filluar me hat-trick në raundin e 16-të kundër Paris Saint-Germain, një prej ekipeve më të fuqishme në botë. Në ndeshjen tjetër në çerekfinale kundër Chelseat, francezi siguroi kualifimin e mëtutjeshëm me golin e tij të shënuar në kohën shtesë të ndeshjes. Ndërsa në gjysmëfinale shënoi kundër Manchester City prapë tre gola dhe i siguroi Realit finalen e madhe.

Vitin e kaluar, këtë çmim e ka fituar Lionel Messi, përpara golashënuesit më të mirë të Bundesligës, Robert Levandovski, gjë që shkaktoi kritika të mëdha ndërkombëtarisht, sepse ylli i Bajernit ishte asokohe lojtari më i mirë dhe më i suksesshëm. Një vit më parë, polaku i cili tani mbron ngjyrat e FC Barcelona, pati fituar edhe trofeun Gerd Müller për golashënuesin më të mirë.

Lojtari i tanishëm i Bajernit Sadio Mane (i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e Liverpulit) u nderua me një çmim shumë të vlefshëm për angazhimin e tij social. Afrikani kurrë nuk ka harrur prej nga vjen dhe gjithmonë është angazhuar për të ndihmuar njerëzit e varfër në vendlindje.

Me fitorn e Karim Benzema në konkurrencën e meshkujve këtë vit nuk ka pasur asnjë kritikë serioze, sepse fitoi ai që e ka merituar. E befasi nuk kishte as në konkurrencën e femrave.

Alexia Putellas u nderua sërish

Në kategorinë e femrave Topin e Artë e fitoi sërish Alexia Putellas nga Spanja, e cila aktualisht është jashtë fushës së gjelbër, për shkak të një këputjeje të ligamentit në gju, që e pësoi pak para Kampionatit Evropian në verë. Dy lojtaret gjermane në konkurrencë, Lena Oberdorf dhe Alexandra Popp, zunë vendin e katërt dhe të gjashtë.

Topi i Artë nuk është ndonjë zëvendësim në zgjedhjet për futbollistin më të mirë që organizon FIFA. Nga viti 2010 deri në vitin 2015, futbollisti më i mirë në botë, të cilit i është dhënë edhe Topi i Artë, është zgjedhur në bashkëpunim mes FIFA-s dhe “France Football”./DW/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit