Home POLITIKE DW: Kryeminis...

DW: Kryeministri Rama mes njëzet nga politikanët e nivelit të lartë të këtij forumi në Berlin

1
0

Ish-këshilltari ekonomik i ish-kancelares Merkel, Lars Hendrik Roeller, donte të hapte në Berlin një dialog të ri me jugun global. Një nga mysafirët e edicionit të parë ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Ne nuk mbajmë fjalime, por bisedojmë me njëri-tjetrin”, tha Lars Hendrik Roeller, organizatori i Berlin Global Dialogue per DW në përfundim të aktivitetit të tij dyditor. “Dhe kjo e bën këtë forum ndryshe nga shumë të tjerë”, shtoi ai duke pasur parasysh forumet e shumta që adresojnë çështje globale, si Konferenca e Sigurisë në Mynih, apo Forumi i Ekonomisë Botërore në Davos. Berlin Global Dialogue mblodhi për dy ditë 500 të ftuar nga e gjithë bota, politikanë, ekonomistë dhe studentë për të biseduar për temat aktuale globale.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte njëri nga njëzet politikanët e nivelit të lartë të këtij forumi. Në bisedën me Lars Hendrik Roeller, Rama theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe u shpreh optimist, që së shpejti, në konferencën e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë, BE do të vijë me një plan të ri për afrimin e mëtejshëm me Ballkanin Perëndimor.  Ai tha se, meqenëse deri në anëtarësim të plotë mund të duhet shumë kohë, lipset që të hapen disa perspektiva për vendet kandidate në mënyrë që ato të integrohen gradualisht në Tregun e Brendshëm.

Një mesoburrë me syze veshur me kostum dhe kravatë duke parë në kamera. Njërën dorë e ka të ngritur. Një mesoburrë me syze veshur me kostum dhe kravatë duke parë në kamera. Njërën dorë e ka të ngritur.

“Ky proces integrimi që në kuptimin e formalizimit të anëtarësive mund të zgjasë sa kohë të jetë e nevojshme, me të gjithë traumën rrugës, nuk mund të jetë një proces që për vendet kandidate është “o gjithçka o asgjë” . Pra, ju merrni të gjitha kur jeni anëtarë, ose nuk merrni asgjë deri aty. Pra, disa hapësira të reja duhet të hapen për vendet kandidate dhe ne po luftojmë për këtë.”

Përballë Ramës ishte Katherina Reiche, persidente e Këshillit Kombëtar për energjinë e hidrogjenit, në Gjermani, dhe CEO e kompanisë Westenergie. Reiche propozoi që qeveria gjermane të krijojë një Aleancë hidrogjeni me vendet e Ballkanit Perëndimor.

*Anila Shuka Korrespondente nga Berlini

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit