Dy futbollistë përfundojnë në spital pas ndeshjes Skënderbeu-Kukësi

Temperaturat e ulëta me reshje të shumta shiu, që kanë shoqëruar ndeshjen e sotme Skënderbeu-Kukësi ka sjellë një situatë aspak normale te një pjesë e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Me e ndërlikuar është paraqitur situata tek dy futbollistë, njëri i Kukësit e tjetri i Skënderbeut. Për Randin, futbollistin e korçarëve është dashur ndërhyrja e mjekëve të spitalit rajonal të Korçës, të cilët me ambulance e kanë dërguar në repartet e kësaj urgjence për trajtim më të specializuar.

Nga ana tjetër futbollisti i Kukësi paraqitet më i stabilizuar dhe pa probleme. Pas ndihmës së dhënë nga të dy stafet mjekësore, ai i Kukësit e i Skënderbeut, situata e tij është më e stabilizuar. Në një situatë të tillë të rënduar atmosferike është dashur ndërprerja e lojës qoftë edhe për disa minuta, gjë e cila nuk ka ndodhur.

SHKARKO APP