Home Aktualitet Dy humbje jet...

Dy humbje jete në plazh. Një 68-vjeçar në Durrës dhe tjetri 52-vjeç në Tale

36
0

Dy humbje jete janë shënuar këtë pasdite në plazhet e vendit. Të dyja rastet dyshohet për arrest-kardiak. Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndjerë mirë. Viktima tjetër është shënuar në Porto Romano të Durrësit. Ku shtetasi H.D, 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme.

Njoftimi i policisë për Durrësin

Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore. Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë për Lezhën

Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit