Home Aktualitet Dy marrëveshj...

Dy marrëveshjet e nënshkruara në Paris mes qeverisë shqiptare dhe franceze

282
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Pas nderimeve ushtarake në Ceremonialin shtetëror, Kryeministri Rama, u mikprit në Pallatin Elysee, nga Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shoqëroi Ramën në ambientet e brendshme të Pallatit, ku u prezantuan delegacionet respektive e më pas dhanë një deklaratë për shtyp për mediat e pranishme.

Më pas, në praninë e dy krerëve të qeverive u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht:

1-Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe Ministri i Deleguar per Europën, Jean-Noël.

2-Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një Hua për Politikat Publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe zv/Drejtorja e Pergjithshme e Agjencise Franceze te Zhvillimit (AFD), znj. Marie-Hélene Loison.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit